PD: Deklarimi i Ramë për pasurinë, tallje me shqiptarët
Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, deklaroi sot se, " Edi Rama tallet me shqiptarët dhe deklaron se pasuria e tij është në limitet e varfërisë, pasi ai në deklaratën e depozituar ka deklaruar se ka 400.000 lekë të vjetra të kursyera nga paga në llogarinë e tij bankare". Reagimi i saj erdhi menjëherë pas deklaratës së anëtares së kryesisë në PS, Elisa Spiropali e cila u shpreh se, "deklarimet e pasurisë familjare të Sali Berishës janë marramendëse dhe pas tyre fshihen pasuri të padeklaruara".
"Zonjushëza Spiropali me sa duket ka marrë për mision avokatinë e humbësit të madh Edi Ramës për qytezën Delijorgji, për 70 % e lejeve të dhëna studiove të Shkrelit dhe Eftimit, objekt i hetimit të Komisionit Parlamentar".tha Mëhilli.
Sipas saj, "z.Rama deklaron se ka në llogari aq sa ka pagën mujore një punonjës i thjeshtë në bashkinë e tij".
Ajo shtoi më tej se, "PD është e gatshme të hapë një llogari bankare për kryetarin e bashkisë që strehohet në kullën e Myslym Pezës dhe fton të gjithë shqiptarët të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për të zbutur varfërinë e skajshme të z.Rama".