PD: Do të ulim taksën e pronës për emigrantët në 2%

Akil Kraja ekspert ekonomie pranë Partisë Demokratike thotë se forca politike ku ai bën pjesë ka në fokus kthimin e emigrantëve në vend.
Që kjo të ndodhi, PD ka bërë pjesë të programit, lehtësitë fiskale që do të zbatojë në rast se vjen në qeveri. Sipas tij, fokus kryesorë është përjashtimi nga taksat për 5 vite
“Ne duam që të krijojmë kushtet e duhura që një emigrant të vij dhe të investojë i lirë në treg. Ne duam që tregu të jetë i lirë dhe jo të monopolizohet nga ministrat apo deputete me statuse të investitorit strategjik. Ndaj cdo emigrant që ka një plan biznesi në cdo sektor do të jetë i lirë të vjë dhe investoje duke u përjashtuar nga taksat në pesë vitet e para”, -tha Kraja në E-ZONE.
Paralelisht me ketë premtim, PD thotë se një tregu i pronave është në ngërç për shkak të taksave të latra. Mijëra emigrantë nuk i shesin dot banesat e tyre pasi taskat që duhet të paguajnë janë të larta.
“Sot të shesë një prona paguan 15% tatim fitim. Një taksë që ka bllokuar shitjet dhe rëndon padrejtësisht në çmimin final të pronës.
Ndaj ne do të ulim këtë taksë në 2 % për ti dhënë më shumë frymarrje tregut, jo vetëm për emigrantët që duan të shesin pornat e tyre por edhe për qytetarët”, u shpreh eksperti i PD.
Sipas Krajës, PD do të zgjerojë zyrat e konsulltave në botë për ti ardhur në ndihmë me shërbim komunitetit shqiptar, ndërsa për çdo mësues që mban gjall gjuhën shqipe jashtë vendit, do të ketë mbështetje financiare.