E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Doda Beqja perfitoi 92 milion leke

TIRANE- Partia Demokratike u hodh serish sot ne sulm ndaj deputetit socialist Ilir Beqja duke e akuzuar ate se ka shkelur Kushtetuten e vendit.
Deputetja e maxhoranca Mesila Doda u shpreh se Beqja shkeli Kushtetuten e vendit kur perfitoi tenderin e bashkise se Durresit disa muaj pasi kishte fituar mandatin e deputetit.

Deputeti Ilir Beqja ka genjyer publikisht. Ai ka marre nga Bashkia e Durresit 92 milion leke. Vetem gjate vitit 2010 Beqja ka marre 240 milione leke nga parate e taksapaguesve. Pas mega-aferes 100 milione euro ky eshte skandali i radhes se bllokmeneve te rinj dhe kryetarit te tyre theksoi deputetja Doda.

Nje dite me pare nje grup deputetesh te Partise Demokratike depozituan nje kerkese per heqjen e mandatit te Beqes pasi kishte shkelur ligjet duke marre pjese ne tendera publik pasi kishte marre mandatin e deputetit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›