E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Levizja pa viza ne zonen Shengen shume shpejt realitet

TIRANEuml- Ministri i Brendshem Lulzim Basha u shpreh sot ne Tirane se shume shpejt levizja e lire e shqiptareve ne zonen Shengen do te jete nje realitet.
I pranishem ne Forumin e te Rinjve te Ballkanit qe u mblodh ne Tirane Basha siguroi se ne me pak se dy muaj levizja e lire e shqiptareve ne vendet e BE-se do te jete nje realitet dhe cdo i ri per deshire apo nevoje personale ne me pak se nje ore e gjysme do te gjendet ne cdo vend te qyteterimit europian.
Ai e konsideroi diten kur nuk do te kete me asnje lloj kufiri si nje dite te vecante jo vetem per rinine shqiptare por per te gjithe shqiptaret dhe per te gjithe Europen.
Sipas tij rinia shqiptare ka fatin mentalitetin vizionin energjine dhe deshiren qe me atributet e rinise europiane te luaje rolin e saj ne vizionin e ketij Forumi per nje Europe te plote pa kufi ne paqe e zhvillim.
Krahas liberalizimit te vizave ministri Basha u ndal dhe tek siguria e kufijve krijimin e Regjistrit Elektronik te shtetasave shqiptare sigurine e te jetuarit dhe te berit biznes ne Shqiperi rritjen e numrit te turisteve te cilet per te gjitha arsyet e mesiperme kane vizituar Shqiperine.
Ministri i Brendshem Lulzim Basha tha se Shqiperia eshte sot nje nder vendet me te sigurta ne Ballkan.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›