E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Doda Organet zyrtare te zbardhin mega-aferen e Rames

TIRANE- Deputetet e Partise Demokratike Mesila Doda dhe Flamur Noka kane vijuar edhe sot akuzat ne drejtim te Partise Socialiste. Deputetja Doda i eshte rikthyer perseri akuzave per kryetarin e PS Edi Rama ne lidhje me 20 e lejeve te ndertimit.

Megjithese kane kaluar jave prej denoncimit publik per megaaferen korruptive te kryetarit te bashkise se Tiranes ende nuk kemi patur asnje pergjigje prej tij. Edi Rama eshte i vetmi kryetar bashkie ne bote i akuzuar ne menyre te drejtperdrejte edhe ne organet zyrtare si ideatori dhe perfituesi i 100 milion eurove te qytezes prane liqenit te Tiranes dhe si gjobvenes i 20 per qind te qytezes me 350 kate ndertim i cili ende hesht sepse nuk ka guxim te mohoje tha Doda.

Ndersa deputeti Noka kerkoi qe deputeti Ilir Beqja te lere mandatin e tij pasi ka shkelur Kushtetuten.

Noka i cili eshte njekohesisht nje nga nenshkruesit e kerkeses drejtuar Gjykates Kushtetuese per nderprerjen e mandatit te deputetit Beqja tha se doreheqja do te ishte minimumi qe mund te bente nje deputet i pergjegjshem qe do te kishte respekt per veten dhe per zgjedhesit e vet.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›