E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Edi Rama, hiq dore nga rekrutimi i krimineleve prane PS, jane rrezik

Partia Demokratike akuzoi dje se personi i arrestuar dy dite me pare i cilesuar si nje nga segmentet kryesore te krimit te organizuar, eshte bashkepunetori kryesor i Kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Ne emer te kesaj force politike, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, tha se i arrestuari, Skerdjan Bajrami, eshte bashkepunetori kryesor i Rames, ne perpjekjet per bllokimin e rrugeve dhe mosbindjen civile. “Socialistet te distancohen nga lidhjet e Rames me boten e krimit. Arrestimi i Skerdjan Bajramit, i cili identifikohet si nje nga anetaret kryesor te bandes se Zani Caushit, deshmon qarte edhe nje here lidhjet e Edvin Rames dhe bllokmeneve te rinj me element te rrezikshem te krimit te organizuar”, akuzoi Mehilli. Sipas saj, pas vertetimit te lidhjeve te ngushta te Rames me Aldo Baren, pas fakteve te nxjerra nga Prokuroria Italiane te bisedave telefonike kilometrike dhe deponimeve te Don Dollakut qe faktojne lidhjet e kesaj bande me Ramen dhe eksponente te tjere te kupoles Socialiste, lidhjet e fundit me banden e Zani Caushit deshmojne fytyren e vertete te qellimeve te Edvin Rames dhe bllokmeneve te rinj. “Partia Demokratike, duke i konsideruar te rrezikshme keto lidhje per Partine Socialiste, i ben thirrje kesaj force politike te distancohet si nga keto element kriminal ashtu edhe nga eksponente apo drejtues te kupoles socialiste qe kane lidhje me boten e krimit”, apeloi Mehilli. Gjithashtu, ne emer te selise blu, ajo i beri thirrje kreut te opozites Rama, “qe te heqe dore nga rekrutimi i kontingjenteve kriminale dhe pjeses me te erret te shoqerise shqiptare”. Akuza e PD-se erdhi menjehere pas arrestimit qe iu be nga policia te Skerdjan Bajramit dy dite me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›