E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Ekonomia ka marre pamjen e nje fundosje te pandalshme

Nenkryetari per Programin ne PS, Ervin Bushati, ka vene dhe njehere theksin tek buxheti i shtetit i cili po shkon drejt fundosjes. Kjo vjen si pasoje e pa aftesise dhe e papergjegjshmerise se qeverisjes. Te gjitha te dhenat e vet qeverise tregojne se ekonomia e vendit po shkon drejt fundosjes. Ne fund te fjales se tij ai theksoi se ne keto kushte, rritja e premtuar e rrogave dhe pensioneve e ve qeverine Berisha ne rolin e nje bande amatore qe vazhdon ben muzike, nderkohe qe anija po fut uje nga te gjitha anet. "Parametrat Fiskale te mbarevajtjes financiare te qeverise, me shifra paraqesin realitetin e nje permbytje masive - per shkak te paaftesise dhe papergjegjshmerise se kabinetit Berisha, te kombinuar me krizen ekonomike ne vend. Deficiti Buxhetor eshte ne nivelin 154% te parashikimit, nderkohe qe ‘Te Ardhurat Tatimore’ jane 10%, ose 12.4 miliarde leke, me pak se parashikimi. Kjo do te thote nje pune mjerane e Ministrise se Financave, dhe nje tkurrje e prekshme e ekonomise ne vend”, ka qene deklarata e Bushatit. I cili me pas e ka sqaruar ne detaje. “Te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) kane rene 6% nga parashikimi, qe eshte indikatori me real i nje tkurrje ne gjithe spektrin ekonomik. Te ardhurat nga ‘Tatim Fitimi’ kane rene 9%, qe tregon nje stres ne rritje te sektorit privat dhe biznesit. Te ardhurat nga “Tatimi mbi te Ardhurat Personale” jane - 12%, qe shpalos uljen drastike te nivelit te punesimit, pra nje Alarm te Papunesise ne rritje”, tha Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›