E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Hoti:Rama po bllokon integrimin me grevën

Deputetët e Partisë Demokratike akuzuan kreun e opozitës për grevën, se po bllokon rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Edi Rama kërkoi të bllokonte rrugët, siç kërkon të bllokojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë", tha deputetja Paulina Hoti në një konferencë shtypi.

"U bëj thirrje kolegeve që prej 12 ditësh flenë në rrugë, të gjejnë kurajon të shërojnë vetveten dhe të rigjejnë dinjitetin e nënave", thuhet në deklaratën e deputetes Hoti.

Ndërsa deputetit tjetër demokrat, Sybi Hida tha sot se 'bllokmenët e rinj, që po kërkojnë pushtet me çdo kusht, janë të izoluar nga bota". "Bllokmenët e rinj që kërkojnë pushtet me çdo kusht, ashtu si 20 vjet më parë, janë të izoluar nga bota dhe janë të përbuzur nga elita e Kombit", thuhet në deklaratën e deputetit Hida.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›