Tirana, Rama: Kush vjedh votën do marrë atë që i takon!
TIRANË-I prerë ka qënë sot kryetari i Partisë Socialite në konferencën për shtyp me gazetarë ku deklaroi se nuk do të falet në asnjë menyrë vjedhja e votës per Tiranen. Sipas Ramës, Brukseli foli qartë dhe se jo vetëm populli shqiptar por as bota demokratike nuk mund të gëlltisë sipas tij gjellën e prishur që u gatua në oborrin qeveritar pe zgjedhjet lokale.
“Kambana e votës demokratike që ra dje në Bruksel, bie për veshët e Saliut, për ata qe duan të kuptojnë se bota demokratike nuk mund ta gëlltisë këtë gjellë të prishur që është gatuar në guzhinën e pushtetit. Dhe kush mendon se mund të fshihet pas një vule gjykate që legjitimiton një vendim të padrejtë mund të marrë atë që i takon, por njëkohësisht që duke marrë përsipër atë që i takon merr përsipër dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në botën demokratike e BE -se të gjitha proceset integruese do të cënoheshin rëndë”.
Në tryezën me gazetarë, Rama theksoi se tashmë mbetet për tu parë sesi do të reagojnë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor përballë të vërtetave që u ka servirur PS.
“Nga mënyra sesi do të zgjidhet kjo cështje në Kolegjin Zgjedhor varen fatet e punëve të vendit në vijim, dhe për këtë arsye kjo është një ndër ato cështje që për hir të së drejtës përbëjnë momente kulmore për një shoqeri, dhe raportet për një shoqëri dhe cështje të së drejtës. Do vendoset, nëse do shkojmë drejt një humnere që na largon jo vetëm nga Europa por dhe nga vetë pozicioni që gjendemi sot në raport me Europën dhe problemet që ka vendi, apo drejt integrimit”.
Kreu i PS vuri në dukje se edhe raporti i ODIHR vuri në dukje që problemet nisën në në numërimin e votave, proces që sipas tij shkeli Kushtetutën.
“Është e qartë që duke nënvizuar se problemet nisën pas procesit të numërimit, theksohet ajo që është theksuar më parë në raportin e ODIHR dhe në gjithë prononcimet e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë përvec prononcimeve të opozitës këtu në vend apo të eskpertëve të fushës. Është një shqetësim i njëzëshëm që ka të bëjë me shkeljen e hapur të kushtetuës dhe ligjt dhe praktikës së konsoliduar lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim”.
Rama vlerësoi se kjo histori nxorri dhe njëherë në dritë praktikën e grabitjes së votës në Shqipëri.
“Kjo është një histori e rëndë që nxjerr ditën me diell, duart e pista që janë problemi në Shqipëri, duart e kusarit që nuk fiton dot me vota, por vetëm duke grabitur vota”.
Reagimi i Rames vjen kur kryetari i Bashkisë së Tiranës pritet të shpallet këto ditë nga KQZ-ja, pasi çështja do të shqyrtohet në Kolegjin Zgjedhor. Ne numerimin e pare, Rama doli 10 vota para Bashes, pasi KQZ mori parasysh si te vlefshme votat e hedhura gabim ne kutite e votimit, Basha kryesoi ne rinumerim. Sipas të dhënave paraprake, kandidati demokrat, Lulzim Basha është 81 vota para kandidatit socialist Edi Rama. Nëse Kolegji i cilëson si të drejtë shpalljen e votave të mbledhura nga KQZ-ja perfshire dhe votat e kontestuara , atëherë Basha do të jetë kryetar i Bashkisë.
(d.b/BalkanWeb)