PD Kamez Provokime nga PS per tensionimin e fushates

Dega e Partise Demokratike te Kamzes deklaroi sot se ka provokime nga simpatizante te PS me qellim tensionimin e fushates elektorale te zgjedhjeve. Permes nje deklarate per shtyp PD Kamez tha se subjekti politik Partia Socialiste po vijon ne Kamez me provokime te vazhdueshme me qellim krijimin e incidenteve nga me te ndryshmet.
Rasti me flagrant eshte ai i ndodhur ne mesnate kur militante te kesaj force politike kane demtuar ne mesnate posterat e kandidatit per kryetar bashkie te Aleances per Qytetarin.
Deklarata zyrtare thekson se shtabi elektoral i Partise Demokratike e denon kete akt edhe per faktin se nje incident i tille ndodh pikerisht ne diten kur eshte paralajmeruar mitingu elektoral i Partise Socialiste ne Kamez me pranine e Kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.
Ne jemi te angazhuar dhe kemi demonstruar vullnetin tone per nje fushate elektorale te qete te kulturuar dhe qytetare sic eshte ne dinjitetin e qytetareve te Kamzes. Por akte te tilla te nxitura ne vazhdimesi nga eksponente te Partise Socialiste nuk i pergjigjen ketij vullneti. I bejme thirrje Partise Socialiste Dega Kamez te vetepermbahet me qellim krijimin dhe ruajtjen e standardeve te nje fushate te denje elektorale perfundon deklarata.