PD Korçë reagon për restaurimin e “Mësonjëtores së parë Shqipe”

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Demokratike dega Korçë ka dalë hapur kundër restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe. Ka qënë Sorina Koti Anëtare e Kryesisw sw PD dega korcce njëherazi dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, e cila është shprehur se nëpërmjet ekspozimit modern dhe teknologjisë kjo godinë ka humbur vlerat dhe identitetin e saj. Gjithashtu Koti është shprehur kundër lëvizjes së instalacionit të gërmave të cilat prej ditësh janë bërë objekt diskutimi nëpër media.
Koti e ka përfundur deklaratën e vet duke denoncuar edhe emertimin e ri cili i është vendosur këtij muzeumi.