PD Korrupsioni problem drejtesia e kohes se Topit dhe Spahiut

Partia Demokratike thekson se percektimi i shoqërise lidhet me shkallën e
lartë të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, kohë kur këtë sistem e
drejtonte padroni i zyrës së 'Transparency International' në Tiranë dhe
padroni i tij në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
"Problemi akut me indeksin e perceptimit të korrupsionit është gjendja në qeverisjen e gjyqësorit, gjatë periudhës në monitorim. Perceptimi dhe dëshmi të shumta publike flasin për vende pune dhe karriere për gjyqtarë, të cilët janë shitur me çmime prej 200 mijë eurosh, në kohën kur drejtësine e qeveriste padroni i 'Transparency Internacional Albania' dhe padroni i tij në krye të KLD-së. Ky indeks korrupsioni në gjyqësor nuk njollos dot punën e Qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe në qeverisjen e vendit. Nuk njollos dot arritjet tona të admirueshme dhe çifti Spahiu që servir Spahiu për indeksin në fjalë nuk i mashtron dot shqiptarët dhe nuk na shpërqendron dot asnjë grimë nga beteja jonë në luftën kundër korrupsionit", tha deputeti demokrat Gert Bodani.
Spahiu: Berisha, përgjegjës për korrupsionin
Kreu i Aleancës Kuqezi deklaroi se Kryeministri Sali Berisha e ka fundosur Shqipërinë në detin e korrupsionit, duke e bërë vendin më të korruptuar të Europës.
Sipas Spahiut, Berisha drejton sot Qeverinë më të korruptuar të 20 viteve postkomuniste.
"Shtetasi Berisha e katandisi Shqipërinë disa herë më të korruptuar se Qeveria Thaçi dhe shumë herë më të korruptuar se sa Qeveria e Fatos Nanos. Tashmë Shqipëria po shkon drejt izolimit. Shqipëria bëhet vetëm nëse arrestohet dhe burgoset shtetasi Berisha", tha Spahiu.
Topi: Berisha nxjerr teza nacionaliste
Në një reagim, kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi deklaroi se kjo është dëshmi e dështimit të Qeverisjes së Sali Berishës, i cili për të fshehur dështimet luan kartën e nacionalistit.
"Raporti i Transparency International' i vitit 2012 e rendit Shqipërinë 15 vende më poshtë, pra edhe më të korruptuar se një vit, kur vendi cdo ditë e më shumë po zhytet në borxhe. E kemi parë se si është rritur ekonomia informale, është rritur në mënyrë dramatike. Çdo njeri e ka një kontakt me një biznes të vogël, me njerëz që rropaten nga mëngjesi deri në darkë dhe e ardhmja e tyre është totalisht e pasigurtë, tha Topi.
Sipas tij edhe ushtarakët tanë që kanë shërbyer në Afganistan, në kushtet e një sakrifice maksimale duke i bërë nder dhe duke i dhënë lavdi emrat e Shqipërisë, ende s'kanë marrë rrogat e tyre. "Kjo është mrekullia ekonomike? Ky pushtet po fut psikozën e përgjimeve në shoqërinë shqiptare. Kjo është psikoza e frikës që fut Kryeministrit. Kështu është kur pushteti gllabëron të gjitha institucionet dhe nuk ka ekuilibër", tha Topi.