E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Me imunitetin, Rama po i bën bllok integrimit

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu i PS-së, Edi Rama, lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja për shtyp e selisë blu, Silvi Bardhi u shpreh se “Rama po përpiqet të ngadalësojë procesin për të bllokuar integrimin”.

Sipas selisë blu, komuniteti ndërkombëtar i hartoi këto ligje dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve t`i votojnë ato, por Rama vazhdon të bllokojë procesin në përpjekje për përfitime vetjake, por të gjithë shqiptarët e kuptojnë mirë këtë.

“Rama e bën këtë pasi ka përsëritur vazhdimisht se mbështet heqjen e imunitetit. Por fjalët e kota nuk kanë vlerë, veprimet janë ato që kanë vlerë. Ne e nxisim atë që të veprojë tani në mënyrë që integrimi i Shqipërisë të mos vihet në rrezik.Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit - po Rama cilët po mundohet të mbrojë? Qytetarët e thjeshtë nuk e gezojnë këtë lloj mbrojtje, dhe per rrjedhojë as klasa politike nuk mund t`a gëzojë”, thuhet në deklaratën e PD-së.
 

Gjithashtu, PD akuzoi kreun e PS-së se po provon përsëri të përfitojë nga procesi në vend që t`i shërbejë interesave të qytetarëve, ndërsa shtoi se PD mbështet heqjen e imunitetit për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›