E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Rama të bëjë transparencë mbi gjendjen shëndetësore të grevistëve Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Erla Mëhilli, deklaroi se “Edvin Kristaq Rama dhe Gramoz Ruci vazhdojnë të bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët, duke u dëshmuar kështu shqiptarëve se çfarë janë të aftë të bëjnë në kurriz të shëndetit të njerëzve bllokmenët e rinj me në krye Edi Ramën”. Në një komunikim për mediat nga selia blu, ajo tha se “me këtë qëndrim i kujtojnë zotit Rama se po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetësor gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve”. “Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjendjes shëndetësore të tyre sikundër paralajmëron se për çdo cenim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në radhë të parë por dhe e atyre militantëve mjekë që nuk lejojnë as kamerat të filmojnë të sëmurët që ata deklarojnë se i kanë nën mjekim”, apeloi zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›