E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Njerëz pranë Ramës me ndërtime pa leje. MM të bëjë transparencë

Në deklaratën e parë sot për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka akuzuar qeverinë se po fut në burg njerëz të pafajshëm ndërkohë që pushtetarët e saj po abuzojnë hapur.

Ai tha se një ministër si dhe njerëz të tjerë pranë Kryeministrit Rama, po ndërtojnë kudo pa leje dhe se shtëpitë e të pamundurve po rrëzohen në tokë.

“Shqipëria sot, është një Shqipëri ku futet në burg qytetari dhe lejohet të shkelë ligjin sipas qejfit pushtetari. Arroganca e këtij pushteti ka arritur në atë pikë sa qytetarët dhunohen, u shkatërrohet prona dhe futen në burg deri për një fjalë goje, ndërkohe që miqtë e kryeministrit e deri ministrat e tij e shkelin ligjin pa pikën e përgjegjësisë. Ndërkohë që qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me djersën e tyre, vetë kryeministri e nisi ditën e parë të punës duke ndërtuar pa leje, miqtë e tij ndërtojnë në mes të parkut të liqenit, deputeti buze detit, ndërsa ministri i tij ndërton pa leje në mes të Tiranës.”- deklaroi Bogdani

Në nje deklaratë të dytë sërisht nga PD, Albina Deda, ka kërkuar që Ministria e Mbrojtjes të bëjë transparencë në lidhje me ngjarjen e helikopterit me drogë në Spanjë ku humbi jetën Majori Shqiptar. Ajo tha se do të kërkojnë interpelancë me Ministren Kodheli.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›