Mos udhëtoni në Tiranë-Elbasan, rruga është sërish e bllokuar
Reshjet e shiut të këtyre ditëve kanë sjellë bllokimin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aksi Tiranë-Elbasan do të jetë i bllokuar për gjithë fundjavën, deri në një njoftim të dytë.
Kjo pasi sipas ARRSH reshjet e shiut, mund të krijojnë probleme sa i përket rrëshqitjes së dherave, veçanërisht në zonën e Ibës. Nga ana e tij Autoriteti Rrugor rekomandon drejtuesit e automjeteve që përgjatë këtyre ditëve të përdorin për qarkullim aksin Tiranë-Rrogozhinë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
