E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Nuk e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve pa transparencë të plotë të votave të shqiptarëve

boguPartia Demokratike ka ripërsëritur akuzat se PS ka vjedhur votat në Lezhë. Sipas deputetit Gerti Bogdani, PS ka vjedhur 1250 vota në Lezhë, me anë të parave të krimit dhe prostitucionit.

Bogdani ka thënë se ka një presion nga ana e Ramës dhe mediave të kontrolluara nga ai, që të ndalojnë rinumërimin e votive.

Rinumërimi i votave për Qarkun e Lezhës nxorri në dritën e diellit fytyrën e fitores së Edi Ramës i cili me bandat e tij të krimit, drogës dhe prostitucionit përmbysi rezultatin me terror.

Rezulton se Rama ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista mbi 1250 vota në Qarkun e Lezhës. Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij po kërkojnë të bllokojnë transparencën dhe ne i bëjmë thirrje që të ndalojë presionet dhe përpjekjet për të ndaluar rinumërimin e votave, u shpreh Bogdani.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›