E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD: Nuk është mbajtur asnjë premtim për arsimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se “maxhoranca po riciklon premtimet e pambajtura për arsimin”.

“Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet, ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë. Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit. Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë”, tha ajo.

Zhupa tha se “nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale”.

“As për transportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë. Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot, kur paga është qesharake. Kanë premtuar çdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish-ministres Nikolla në 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lekë të vjetra në 8 vjet. Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë për arsimin. Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›