PD-PS: Kompensimi para legalizimit

Kompensim me pas legalizim. Ne baze kesaj formule do te permiresohet ligji per "Legalizimin e Zonave Informale". Mazhoranca e djathte ka rene ne ujdi me Partine Republikane qe ne ligj te nderhyhet ne menyre qe fillimisht te demshperblehen pronaret e ligjshem te tokave dhe me pas, ata qe e kane zene padrejtesisht token te behen pronare te saj. Pakti u be publik dje ne mbledhjen e Komisionit parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, ku u propozuan dhe afate konkrete per kompensimin e pronareve qe nisin nga 1 gushti i ketij viti. Ne kete date pritet te dorezohet ne qeveri lista e pare e pronareve qe duhet te kompensohen nga qe toka u eshte zene me ndertime te paligjshme. Kompensim qe do te kryhet brenda nje afati 3 mujor. Ligji qe Presidenti i Republikes, Bamir Topi, e ktheu per rishqyrtim do te debatohet ne mbledhjen e ardhshme.
Ne ndryshimet qe do te pesoje per te disaten here ligji i legalizimeve, do te percaktohen afate konkrete per kompensimin e pronareve. Dhe per kete dakord jane parimisht te gjitha forcat politike. Deputeti demokrat, Ardian Kollozi, tha dje se nga diskutimet e deritanishme, eshte percaktuar qe brenda dates 1 gusht te ketij viti, ne qeveri do te kaloje lista e pare e pronareve qe duhet te kompensohen. Kjo pasi tokat e tyre jane zene nga ndertime pa leje. "Nga dorezimi i listes, brenda 3 muajve, agjencite e kthimit e kompensimit te pronave duhet te bejne kompensimin e pronareve", qartesoi Kollozi, duke shtuar se brenda ketij afati kohor agjencia e legalizimit ka pergatitur nderkohe te gjithe dokumentacionin qe nevojitet qe ndertimet pa leje te pajisen me certifikata pronesie. "Pra, eshte nje veprim i drejte. Nuk i merret toka dikujt pa u demshperblyer dhe nuk behet pronar dikush, pa u demshperblyer pronari i vjeter", tha Kollozi. Ky ndryshim ploteson disi kerkesat e pronareve, qe kerkonin kompensim, para se toka e tyre t'u zihej e merrej ne pronesi nga te paligjshmit. Ndersa sa i perket kompetencave te njesive vendore, nje tjeter nen, per te cilin ligji u kthye nga Presidenti, Kollozi theksoi se njesive vendore u caktohet nje afat njemujor per te bere kualifikimin te ndertimeve pa leje. "Mazhoranca, me sa duket, ka reflektuar. Ne kerkojme qe kompetencat t'i kete pushteti vendor dhe jo nje agjenci qeveritare, si dhe te mos kufizohet procesi i kompensimit te pronareve me kete ligj", u shpreh dhe kryetari i komisionit, Ylli Bufi. Qendrimet e anetareve te komisionit, tregojne se me ne fund mes paleve po arrihet konsensus dhe per kete ceshtje.
Komisioni do te vijoje kesaj jave me shqyrtimin e dekretit te Presidentit Bamir Topi, per te permiresuar ligjin per legalizimin e zonave informale. Per shkak te materialit voluminoz qe ka depozituar kreu i shtetit, anetaret kerkuan kohe per t'u njohur me mire me verejtjet e Presidentit. Nderkohe qe ndryshimet qe do i behen ligjin, si per te mos prekur kompetencat e pushtetit vendor dhe per percaktimin e afateve per kompensimin e pronareve, do te diskutohen gjeresisht dhe me grupet e interesit. Ne kete rast me pronaret e ligjshem te tokave. Ne mbledhjen e djeshme, si opozita ashtu dhe mazhoranca pershendetin dekretin e Presidentit. Ligji, i pari i qeverise Berisha qe u kundershtua nga Presidenti Bamir Topi, mori vetem 52 vota ne seance plenare. Kjo pasi, jo vetem opozita, por dhe republikanet apo deputete te pavarur, votuan kunder nismes qe ndryshonte procedurat per legalizimin e zonave informale.
Presidenti, Topi si i ktheu "legalizimet"
Diten e fundit te muajit prill, Presidenti Bamir Topi dekretoi kthimin e ligjit te qeverise per disa ndryshime ne "Legalizimin e zonave Informale". E para nisme ligjore e qeverise per te cilen kreu i shtetit firmosi kunder nga emerimi i tij ne krye te vendit. Ne dekretin dorezuar Kuvendit shoqeruar me shume argumentime, kreu i shtetit kerkoi nga deputetet qe ta rishohin edhe njehere ligjin pasi ai bie ndesh me parimet kushtetuese si dhe ka perplasje mes kompetencave te pushteteve. Menjehere pas dekretit, Presidenti u shperndau ligjvenesve dekretin, shoqeruar me argumentet pse duhet permiresimi i ligjit ne fjale. Ne verejtjet e tij, Topi u kerkon deputeteve te kene kujdes ne respektimin e Kushtetutes per te drejten e prones por dhe ne ndarjen e pushteteve e mos cenimin e Qeverisjes Vendore. Kreu i shtetit sugjeroi te rishikohen nga deputetet dhe kritikat qe ben se ndryshimet e shpeshta ligjore dhe mungesa e nje analize te plote juridike krijon nje praktike te gabuar legjislative. Presidenti Topi, merr ne mbrojtje pronaret se nuk percaktohen afate konkrete per kompensimin e tyre ne ndryshimet e bera nga qeveria, per tokat e zena nga persona te tjere. Por percaktohet procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje.
Madhi paralajmeroi konsensusin per ligjin
Pak dite me pare, gazeta "Koha Jone", botoi marreveshjen e arritur mes Partise Demokratike dhe asaj Republikane mbi procesin e legalizimit te zonave informale. Konkretisht ndryshimet ne ligjin e legalizimeve te qeverise. Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, rrefeu per gazeten se negociatat e zhvilluara me demokratet ne pushtet jane te suksesshme ne lidhje me ate nen te ligjit te legalizimeve qe percakton dhenien e titujve te pronesise. Sipas Madhit, mes paleve u ra dakord qe nuk do te jepet asnje titull pronesie per ata persona qe legalizojne ndertimet e tyre, pa shperblyer fillimisht ish-pronaret e truallit mbi te cilin eshte ndertuar pa leje. Ne kete menyre, sipas tij, i jepet fund dhe zgjatjes pa limit te procesit te kompensimit te ish-pronareve, ndonese ata qe kishin ndertuar mbi token e tyre ishin te lire te merrnin titullin e pronesise edhe pa u shperblyer ish-pronaret. Keshtu, pritet qe nisma te marre votat e te gjithe mazhorances ne momentin qe te hidhet per miratim. Nga ana tjeter, Madhi deklaroi se mes tij dhe ministrit te Bujqesise, Jemin Gjanes, vazhdojne negociatat ne lidhje me draftin e ri te qeverise per pronat, ne menyre qe ky projekt i rendesishem te marre edhe konsensusin e plote te shumices ne Kuvend.
U miratua me 52 vota
Vetem 52 vota mori ne Kuvend ligji per "Legalizimin e Zonave Informale. Kunder tij votoi jo vetem opozita por dhe deputetet e Partise Republikane, aleate te qeverise, te cilet e quajten antikushtetues. Behet fjale per 300 mije ndertime te paligjshme numerohen deri me sot ne vendin tone.
Bufi: Opozita ka nje pozicion qe eshte parimor
Konsensus politik per permiresimin e ligjit per legalizimin e zonave informale. Kryetari i komisionit te Veprimtarive Prodhuese, Ylli Bufi, tha dje se si pozita ashtu edhe opozita pershendeten dje dekretin e Presidentit Bamir Topi per kthimin e ligjit. "Ne jemi qe kompetencat t'i kete pushteti vendor, sic i ka pasur, sepse nje agjenci qeveritare nuk mund te marre te gjitha kompetencat dhe ato pergatitore te dokumentacionit dhe ato te ekzekutimit te vendimeve te marra", tha Bufi. Sipas tij, duhet te korrigjohen ne ligj dhe afatet per procesin e kompensimit te pronareve. Kryetari theksoi se ligji nuk duhet te kufizoje demshperblimin e pronareve te ligjshem. "Opozita ka nje pozicion qe eshte parimor. Kerkojme reflektim nga mazhoranca, ka edhe disa akte te tjera. Parimi yne eshte ky, qe ne jemi qe te dy keto procese te ecin paralelisht dhe te mos pengojne njera tjetren. Por kjo varet edhe nga qendrimi i mazhorances", vijoi Bufi. Ai vleresoi se ka reflektim brenda se djathtes ne pushtet. E kjo u vu re dhe nga qendrimi i Kollozit ne komision, i cili u shpreh i hapur per ndryshime.
Kollozi: Arritem marreveshje dhe me republikanet
Mazhoranca pranon te ndryshoje sipas verejtjeve te presidentit, ligjin per legalizimin e zonave informale. Pas negociatave me Partine Republikane, aleate te qeverise, deputeti Ardian Kollozi tha dje se mazhoranca eshte e hapur te permiresoje ligjin. Per kompetencat e pushtetit vendor, Kollozi sqaroi se njesive te qeverisjes vendore, do u lihet 1 muaj kohe ne dispozicion per te bere kualifikimin e ndertimeve pa leje. E vetem nese brenda ketij afati, ato nuk kryejne detyren, atehere keto kompetenca i kalojne ALUIZNI-t. Propozim ky i sugjeruar kohe me pare nga PS. "Per ceshtjen e kompensimit te ish pronareve ka nje permiresim. Ne ligj percaktohen afate konkrete te procesit te kompensimit. Brenda dates 1 gusht njesia e legalizimit i kalon listen e pare te pronareve qeverise. E brenda 3 muajve agjencite kthimit te pronave duhet te bejne kompensimin e pronareve", informoi Kollozi. Sipas tij, nuk do i merret toka dikujt pa u demshperblyer pronari i vjeter dhe nuk do te kete leje legalizimi pa u demshperblyer pronari i vjeter.