Imuniteti, Mediu kthehet në atdhe, por ikën Topalli
Këshilli i Imuniteteve, Rregullores dhe Mandateve nuk do të mundë të marrë në shqyrtim edhe këtë javë çështjen e heqjes së imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, që është kërkuar prej më shumë se 21 ditëve nga Prokuroria e Përgjithshme. Megjithëse ish-ministri i Mbrojtjes është kthyer dje nga një vizitë private në SHBA, ku qëndroi për disa ditë, shkak për shtyrjen e re të mbledhjes së Këshillit të Rregullores është bërë largimi për vizitë pune në Strasburg dhe në Bruksel i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është edhe drejtuese e Këshillit të Imunitetit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të jetë jashtë shtetit për gati një javë, duke shtyrë kështu po për kaq ditë mbledhjen e organit që duhet të nisë procedurat zyrtare për heqjen e imunitetit të deputetit Mediu. Në bazë të rregullores së Kuvendit, Këshilli mblidhet nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit dhe në prani të 10 anëtarëve të saj. Neni 118 i rregullores, pika 1, thekson që kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit, i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Imunitetin, Rregulloren dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën plenare më të parë. Tashmë kjo pikë e rregullores është konsumuar nga Kryetarja e Parlamentit, Topalli, e cila gjithashtu, duke respektuar pikën 2 të këtij neni, ka vënë në dijeni deputetin Mediu, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit. Ish-ministri i Mbrojtjes është lajmëruar për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i ka bërë të ditur kohën në të cilin Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti Mediu ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Ky raport i Këshillit u shpërndahet deputetëve. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale, ose arrestimin e një deputeti, vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare, fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t‘iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi. Deri më tani janë konsumuar 20 ditë, që nga dita kur në zyrat e Parlamentit është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për kufizimin e imunitetit të deputetit, Fatmir Mediu dhe në bazë të rregullores së Kuvendit duhet edhe një javë kohë që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, të paraqitet brenda afateve në Kuvend për të bërë mbrojtjen e tij para Këshillit të Imunitetit dhe më pas në sallën e Kuvendit. Ashtu siç e parashikon edhe rregullorja, nëse këto procedura shtyhen pambarimisht, ashtu siç po ndodh aktualisht dhe kalon afati tremujor, atëherë Kuvendi e quan si të rrëzuar kërkesën e prokurorisë, duke "shpëtuar" kështu deputetin Mediu nga kufizimi i imunitetit. Kërkesa e Madhit në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve për të pasur më shumë materiale në dispozicion nga organi i akuzës, largimi i papritur i Mediut drejt SHBA-së, largimi i Topallit jashtë shtetit për vizitë zyrtare, lënë të kuptosh se janë "koincidenca" të mirorganizuara, të cilat duket se favorizojnë Mediun.
Kryeparlamentarja, vizitë në Strasburg e Bruksel
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sot do të niset për një vizitë disaditorëshe në Strasburg dhe më pas në Bruksel. Gjatë këtij turi zyrtar, numri një i Parlamentit shqiptar do të zhvillojë disa takime dhe konferenca me parlamentarët evropianë. Nga protokolli i Kuvendit nuk bëhen publike shumë detaje rreth këtyre takimeve, të cilat, ashtu si edhe të tjerët, do të jenë njohja e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës me ecurinë e reformave që vendi ynë ka realizuar gjatë qeverisjes nga e djathta, lufta kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, realizimi i reformave në fushën e drejtësisë dhe reformës zgjedhore, të cilat shënuan një hap pozitiv në politikën shqiptarë, pasi u miratuan me konsensusin e plotë të pozitës dhe opozitës. Bashkëpunim, i cili solli edhe miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë me një numër të konsideruar votash. Kryeparlamentarja Topalli do të kthehet në Shqipëri në ditët e para të javës së ardhshme.
Ligji
Ǒfarë parashikon ligji bazë i veprimtarisë së Parlamentit
Nenet e rregullores së Kuvendit, për heqjen e imunitetit
1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën plenare më të parë.
2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
4. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t‘iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
5. Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.
6. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
7. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Plus vendimi 39 i 23.06.2000 i Gjykatës Kushtetuese që jep interpretimin për nenin 73 të Kushtetutës