PD PS bllokon procesin te ndryshoje qendrim

Kryeministri Berisha mbajti një fjalë të gjatë në Kuvendin e Republikës në raundin e parë të zgjedhjes së presidentit. Në fjalën e gjatë të Kryeministrit u vunë re dy qendrime, i pari është ai që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mund të vazhdojnë negociatat për gjetjen e një emri konsensual për president dhe e dyta ishte mundësia e rënies dakort për ndryshimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkuar nga PS.
Në një intervistë për Top Channel, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Astrit Patozi komentoi zhvillimet në sallën e Kuvendit. Zoti Patozi tha se mazhoranca ka qenë gjithmonë e hapur dhe e angazhuar për tre pikat (reforma zgjedhore, ajo parlamentare dhe imuniteti) e paraqitura nga socialistët, por se mbledhja e parlamentit ishte për zgjedhjen e Presidentit.
“Sinjalet pozitive nuk kanë munguar nga ana jonë për tre pikat, por ne sot ishim mbledhur për Zgjedhja e presidentitRama: Të ulemi në tryezë Berisha: Duam të zgjedhim presidentin konsensual Patozi: Besoj që në raundin e dytë të kemi Presidentin konsensual zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ajo që mbetet për t’u parë është qendrimi i palës tjetër. Theksoj, jo vetëm për shkak të Këshillit Politik të mbledhur sot, besoj që opozita do të ridimensionojë qendrimin e saj për presidentin dhe vendin”, deklaroi Patozi.
Lidhur me refuzimin për t’u takuar me Ramën nga ana e kryeministrit Berisha, Patozi vlerësoi se një takim i tillë nuk do të ishte i suksesshëm. Sipas tij, problemi qendron tek opozita dhe lideri i saj nëse kanë apo jo vendosmëri për të hyrë në një proces dinjitoz për zgjedhjen e kreut të shtetit e më pas për t’i hyrë reformave të tjera që i nevojiten vendit.
Referuar kandidaturës së Xhezair Zaganjorit, propozuar nga mazhoranca, kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se me këtë kandidim mazhoranca kishte bërë lëshime të jashtëzakonshme duke propozuar një kandidaturë jashtë botës politike, me mirëbesimin, sic tha zoti Patozi, që do të merrte pëlqimin dhe seriozitetin e opozitës.
Patozi shtoi se PD dhe mazhoranca do t’i qendrojë kandidaturës së zotit Zaganjori dhe akuzoi Partinë Socialiste se nuk paraqiti asnjë arsye se pse refuzonte këtë kandidaturë.
Ndërsa për pikat e kërkuara nga socialistët, Patozi tha se ky është një bashkim artificial. “Le të zgjedhim njëherë presidentin e më pas të marrin pikat e tjera”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat duke shtuar se PS synon bllokimin e procesit apo daljen jashtë tij.
PD dhe LSI në orët e vona të mbrëmjes së martë dolën me një emër të përbashkët kandidat për president, duke shuar hamendësimet për një “konflikt” mes dy aleatëve qeverisës.
“Unë nuk di që koalicioni ta ketë humbur ndonjëherë LSI-në apo Ilir Metën. LSI nuk ka qenë në të gjitha rastet në linjën e PD-së dhe kjo nuk është hera e parë. Mendoj që kjo i shërben një lëvizje më të shëndoshë politikë”, tha Patozi.