PD-PS gare per rruget

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në Kuvend për marrëveshjen për ndertimin e “By Pass-it” të Fierit dhe marrëveshjen e ndryshuese në kontratën financiare për ndërtimin e rrugës Fier-Tepelenë.
Opozita që në fillim të seancës deklaroi votën pro për marrëveshjet e ndërtimit të rrugëve, por me ardhjen në sallë të kryeministrit Berisha disktutimi u shndërrua në garën për ndërtimin e infrastrukturës.
Berisha tha se qeveria e tij po ndërton me mijëra kilometra rrugë, por deputeti socialist Erjon Braçe kundërshtoi, duke deklaruar se qeveria socialiste në ‘97 ka gjetur vetëm 5 kilometra rrugë të ndërtuara.
Kryeministri Berisha: Ta votojmë unanimisht sepse rrugët po KuvendiNdryshimet Kushtetuese, mblidhet Këshilli Legjislacionit Akciza, vetëm 68 vota proMiratohet gjykata administrative ndërtohen, sepse janë ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë. Në të gjitha këto, km për km, ka qenë vota kundër e opozitës.
Deputeti socialist, Erjon Braçe: Nuk ke asnjë deputet socialist në këtë sallë që të ketë votuar kundër marrëveshjeve që sot i zbaton Fondi Shqiptar i Zhvillimit. E vetmja marrëveshje që ne nuk kemi votuar në këtë parlament është marrëveshja që kaloi këtu 1 muaj më parë; 19 milion euro të tjera plus në segmentin Levan-Vlorë, të paguara drejtpërdrejt për ato arsye që ju i dini mirë, e që ka të bëjë me nënkontraktorin banal, por klient i ish-ministrit të Transportit, Lulzim Basha, por klient i kryeministrit të vendit, që boton dhe libra thjesht dhe vetëm për qejfin e tij. Po i përsëris atë që i thashë Sali Berishës këtu, unë për të vjedhur nuk votoj në parlament, gjithë ky grup deputetësh nuk votojnë botuesin personal të Sali Berishës.
Debati më pas u fokusua tek infrastruktura në jug. Numri një socialistëve në Kuvend, Gramoz Ruçi renditi të gjitha akset e jugut që janë ende në ndërtim nga qeveria Berisha, kur projektet tha ai janë tenderuar dhe financuar nga qeveria socialiste përpara 2005.
Gramoz Ruçi: Lushnje-Fier, e projektuar nga PS, e financuar nga PS dhe e tenderuar, e vetmja përgjegjësi që keni ju, është cilësia e saj, tejkalimin e shpenzimeve dhe zvarritja e afatit.
Sokol Olldashi: Nëse jugu i vendit, është ky që është sot, jugu e kemi investuar ne dhe jo ju. Ju e keni parë gjithmonë si lopa që mund të shtrydhet për t’ju dhënë ju qumësht elektoral.
Marrëveshja për ndërtimin e “By Pass-it” të Fierit, parashikon financimin nga BEI prej 35 milionë euro, të një pjese të projektit, e bashkëfinancuar nga Berzh prej 35 milionë euro, Koperacioni Italian dhe qeveria shqiptare përkatësisht 1.8 milionë euro dhe 9.4 milionë euro.
Marrëveshja e dytë financiare që kaloi në Kuvend ishte ajo për ratifikimin e marrëveshjes për kontratën financiare të rrugës Fier-Tepelenë, që parashikon shtyrjen e lëvrimit të fondeve nga nëntori i 2011 për në dhjetorin e këtij viti.