E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS kerkon te krijoje destabilitet Rozeta Rapushi

Deputetet demokrate, akuzuan, sulmuan dhe kritikuan ashper dje nga foltorja e Kuvendit, deputetet e opozites dhe liderin e tyre, Edi Rama, per bojkotin ndaj Parlamentit, vijimin e greves se urise, si dhe strategjine per bllokimin e akseve kryesore rrugore. Duke u perqendruar me shume ne perplasjen ne qytetin e Korces, Ledina Aliolli, deputetja e PD-se ne Korce, akuzoi socialistet Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi, se provokuan forcat e policise. "Eshte turp per Majkon, ate nuk e lidh asgje me kulturen e qytetit", tha Aliolli. Ndersa deputeti Edmond Spaho, tha se policia beri mire qe nuk perdori gaz lotsjelles ndaj opozites ne Korce dhe deputeteve te PS, qe tentuan te bllokojne rrugen, pasi eshte gjynah ta harxhonte ate per nje grup deputetesh. "Deputetet e PS-se, po tentojne te krijojne gjithandej vatra destabiliteti, per te marre pushtetin me dhune. Flasin ish-bllokmenet, krahet e djathte te Enver Hoxhes kunder nesh, por Shqiperia eshte ne nje rruge pa kthim drejt Evropes", tha Spaho. Ndersa deputeti Leonard Demi, u shpreh dje ne Kuvend, se Saranda i dha pergjigjen me te mire opozites, duke mos u mbledhur per te bllokuar rrugen. "As 50 vete nuk iu pergjigjen thirrjes se autoriteteve lokale ne Sarande, per te bllokuar rrugen, sepse ata e njohin procesin transparent zgjedhor", theksoi Demi. Ndersa deputeti i PD-se, Edi Paloka, u beri thirrje demokrateve qe te mos jene kaq tolerante dhe tu bejne thirrje opozites te qetesohen, sepse ata ne te njejten kohe te zhvillimit te Kuvendit, po flasin me nje gjuhe shume te ashper. "Kur ju flisni per dialog, dy figura te neveritshme si Skender Gjinushi dhe Namik Dokle po bejne thirrje dhe akuza se eshte PD ajo qe nuk e do demokracine. Ju thoni na vjen keq, per ke te na vije keq, per ato gra qe rrine aty e lahen poshte zyres se kryeministrit", foli me perbuzje Paloka. Ndersa Flamur Noka tha se kjo qe po ben opozita, greva, protesta dhe bojkoti ne Parlament eshte nje shkarravitje barkas kunder cdo zhvillimi ne vend. "Socialiste, juve sot ju kane braktisur te gjithe, ndaj nuk e njihni zhvillimin", theksoi Noka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›