PD-PS noterizojne paktin

Takimi i katërt për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së ka
përfunduar me miratimin e një deklarate, ku përfshihen 6 rekomandime, të
cilat shërbejnë për cuarjen më përpara të proceseve integruese.
Pika e parë e deklaratës shpreh shpresën për përbmushjen e 12 rekomandimeve tashmë që edhe dimri i politikës kaloi. Avancimi reformave të kërkuara nga BE dhe inkurajimi politikbërsve në Tiranë për t'u përfshirë në konsolidimin dhe implementimit të marreveshjeve të arritura nga aktorët politike është pika e dytë e deklaratës.
Pjesa tjetër e deklaratës përshëndet miratimin e ligjeve me 3/5, nevoja për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe në vecanti sistemit të drejtësisë për një luftë Eshtë e nevojshme që Shqipëria të kapë trenin e radhës që shkon për në Bashkimin Europian, nuk duhet të humbë kohë përsëri
Eduart Kukan
kundra korrupsionit që është një kërkesë parësore e BE ndaj Shqipërisë.
Rëndësia e politikave fiskale të disiplinuara dhe reformat makro-ekonomike janë pjesë e deklaratës, e cila mbyllet më rëndësinë që marrin marrëdhëniet e shëndosha me fqinjët në proceset integruese.Deputetja Valentina Leskaj ka shpjeguar konsensusin e opozitës për miratimin e deklaratës, duke theksuar se faktori kohë duhet të prodhojë një produkt me kredibilitet për Brukselin.
"Dua të shpreh qëndrimin e qartë dhe të prerë të Partisë Socialiste që ne jemi për të bërë gjithcka i takon opozitës që proceset integruese të përshpejtohen. Proceset e nisura të nxiten dhe sa më shpejt të kemi një produkt", tha Leksja.
Takimi është hapur nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila në emër të qeverisë shqiptare i ka bërë një përmbledhje përpjekjeve të qeverisë shqiptare në përmbushjen e 12 rekomandimeve të BE për të cilat Shqipëria nuk mori një notë kaluese.Zonja Bregu tha se është bërë progres në implementin e 12 prioriteve dhe se Ministria që ajo drejton është në proces hartimi të një plani të ri veprimi 2012-2015 me elementë të ri që do ta cojnë përpara procesin e integrimit.
Ambasadori Ettore Sequi, fjalën e tij ja kushtoi perceptimit në Bruksel rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se reforma zgjedhore është një element i rëndësishëm në proceset integruese që duhet të jetë përfunduar përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Eduard Kukan kreu delegacionit të parlamentarëve europianë, e cilësoi si një sfidë të ardhuren në Tiranë për të gjetur një zgjidhje për proceset integruese tashmë të vonuar për afro dy vjet.
"Eshtë e nevojshme që Shqipëria të kapë trenin e radhës që shkon për në Bashkimin Europian. Nuk duhet të humbë kohë përsëri. Delegacioni ynë është këtu që t'ju ndihmojë", tha Kukan.
Ndërsa kreu i delegacionit shqiptar Fatos Beja u shpreh se përmbushja e kriterit politik futet në një fazë tjetër, pasi klima aktuale politike do të na lejonë të fitohet koha e humbur. Duke u ndalur në situatën ekonomike në Shqipëri Fatos Beja deklaroi se vendi ynë po përball me sukses krizën ekonomike që ka pllakosur Europën.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës në këtë komitet kanë diskutuar për cështje të ndryshme që lidhen me integrimin.
Ndërsa deputeti Taulant Balla ka bërë një propozim në ndihmë të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Aprovimi deklaratës është një tjetër hap pozitiv që hedh klasa politike shqiptare duke hapur një kapitull të ri në mardhëniet me Brukselin e që pasohet nga një sfidë e rëndësishme, iplementimi kësaj deklarate në të ardhmen.
Integrimi
"Shansi i fundit për Shqipërinë"
Kukan: Bashkëpunimi mes palëve të japë rezultatet e duhura
PS për statusin: Fajtore është qeveria