Dr. Arolda Elbasani- CV-ja duhet te jete dy here me e mire

Une isha me pune ne Shqiperi dhe me ofruan nje pozicion shume me te mire ne nje qendrer kerkimore qe konsiderohet si nje nga me te mira ne Gjermani keshtu qe zgjedhja ishte e lehte me rroge me te mire dhe me te gjithe mundesite per te ecur me perpara. Ishte pra oferta e mire qe me erdhi nga Gjermania qe me beri te vija ketu tregon ajo.
Por kjo nuk eshte hera e pare qe ajo largohet nga Shqiperia. I kam bere te gjitha jashte shtetit Universitetin e kam bere ne Turqi masterin e kam bere ne Budapest doktoraturen e kam bere ne Firence ku edhe kam punuar duke dhene mesim ne Firence dhe Bolonja numeron Arolda sikur kjo te ishte gjeja me normale qe mund te beje njeriu te shkoje jashte vendit per tu marre me pune shkencore. Bildunterschrift Arolda Elbasani
Largimi nga qyteti i lindjes Shkodra ka ndodhur kohe me pare. Dhe vajtjet dhe ardhjet kane lene gjurme asgje nuk eshte me si me pare. Sigurisht qe ka ndryshuar shume. Nga ana familjare sepse shihemi nje here ne vit me familjen vetem per pushime. Nga ana e perspektives profesionale sigurisht qe ketu te ofrohen me shume ne fushen kerkimore. Ne shkencat sociale Shqiperia eshte shume e varfer nuk ka jo vetem institucione por nuk ka as shembuj pra njerez qe te kene ecur dhe nga te cilet mund te mesohet njerez qe drejtojne. Ne fakt kjo eshte ajo qe mungon se institucionet dhe krijohen kur ka njerez por ne Shqiperi nuk ka njerez me te cilet mund te mesosh nuk ka lidera nuk ka projekte te medha kerkimore mundesite jane shume te kufizuara keshtu qe nga ana profesionale ka ndryshuar si nata me diten.
Dr. Elbasani merret rregullisht me Shqiperine sepse pjesa me e madhe e punes se saj kerkimore eshte e lidhur me kete vend. Une kam bere te gjithe doktoraturen per Shqiperine pjesa me e madhe e kerkimeve te mia ka te beje me Shqiperine. Tani kam filluar ta zgjeroj fokusin por deri tani kam punuar me shume mbi Shqiperine. Jam fokusuar me shume ne aspektin e zgjerimit Evropian dhe si ndikon BE duke mbeshtetur reforma te ndryshme. Une duke u fokusuar ne dy zona ne zgjedhjet domethene nese ka ndonje ndikim ne aspektin ligjor dhe ne administrimin e zgjedhjeve si dhe ne administraten publike nese shohim ndonje impakt te ketyre instrumentave te zgjerimit te BE ne reformim dhe nese e ka treguar vetveten ne refirmimin e administrates publike. Plus kam bere nje projekt tjeter me nje koleg ku krahasojme se cfare kane bere vendet postkomuniste duke perfshire Shqiperine mbi problemin e perballjes me te kaluaren cfare eshte bere me njerezit qe kane bere krime gjate komunizmit sa prezent jane ata ne sistemin aktual nese kjo eshte nje zgjidhje e mire apo e gabuar. Domethene eshte nje projekt krahasues ku Shqiperia eshte nje prej rasteve. Kam bere dicka edhe mbi rolin e aktoreve fetare ne Shqiperi duke u perqendruar me teper tek komuniteti islamik pse komuniteti islamik ne Shqiperi eshte pak me i ndryshem nga aktoret islamike ne vendet e tjera pse mbeshtesin demokratizimin ndryshe nga ajo qe dime ne literature qe aktoret islamike shpeshhere jane pengese per proceset e demokratizimit. Ne rastin e Shqiperise e kane mbeshtetur dhe jane shume aktive ne proceset e demokratizimit dhe proceset e integrimit evropian. Me intereson te di pse jane zhvilluar ne kete drejtim. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Arolda Elbasani
Turqia Italia Hungaria Gjermania te gjitha vende te ndryshme. A mund te behen krahasime duke u nisur nga pervoja personale
Kur je ne tregun e punes gjerat ndryshojne kjo eshte pak a shume kthese sidomos kur flasim per pune qe kerkohet pra per treg cilesor pune. Ne kete moment gjerat behen me te veshtira domethene eshte shume e lehte per te marre bursa eshte shume e lehte per te shkuar ne universitet per tu integruar por eshte shume me e veshtire te marresh rroga me punen tende sidomos ne fushen akademike ka shume kompeticion dhe barriera a je shqiptare a je evropiane a je nga Ballkani jane barriera formale qe jane pune dokumentash por jane barriera dhe joformale. Nese ti do qe te aplikosh per nje vend pune kur i ploteson te gjitha kushtet qe duhen qe ajo pune te te ofrohet ty dhe jo nje lokali duhet ta kesh curriculum vitae te pakten dy here me te mire thote Dr. Arolda Elbasani qe e ka kuptuar kete dhe nuk pushon duke shkruar botuar se fundi Zgjerimi i BE-se me Ballkanin perendimor- London New York.
Autor. Aida Cama
Redaktoi Vilma Filaj- Ballvora