E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD PS trysni ndaj Kolegjit

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kritikoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rinumërim vetëm të 10 kutive të Qarkut të Lezhës duke e quajtur këtë vendim si të marrë “nën presionin e Partisë Socialiste”.

Para mediave, zoti Bylykbashi tha se Kolegji nuk pa të arsyeshme të merrte një vendim për rinumërimin e plotë të gjithë Qarkut të Lezhës, pavarësisht provave të qarta të siguruara nga Partia Demokratike, që vërtetonin manipulimin e zgjedhjeve. “Detyra e Kolegjit ishte të siguronte transparencë për të gjithë shqiptarët. Por Kolegji zgjodhi të lexojë kërkesën nën trysninë e PS-së”, tha ai. Deputeti demokrat shtoi më tej se Partia Pas zgjedhjeveBerisha: 23 qershori, i manipuluar PS tërhiqet nga rivotimi i Lezhës Java e “betejës” në Kolegj Demokratike është e vendosur t’i shkojë deri në fund këtij procesi duke vënë para drejtësisë përgjegjësit e tjetërsimit të votës. Të gjithë shkelësit e ligjit do të përballen me drejtësinë, komisionerë apo numërues. Të gjithë personat që kanë ushtruar presion, kanë korruptuar apo janë korruptuar do të përballen me drejtësinë. Ne do të dorëzojmë paditë në Prokurori dhe fatmirësisht kodi është ashpërsuar për këtë vepër”, tha Bylykbashi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›