E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS në garë për Komunën Rrethina dhe Dardhas, procesi i qetë

Në komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë) po votohet të dielën për zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në dy njësi vendore. 

Rreth 19.453 zgjedhës do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë. Zgjedhjet në këto dy komuna, po mbahen pas vendimit të Këshillit të Ministrave, disa muaj më parë, për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për shkak të kryerjes së veprave penale.

 
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme. Për mbarëvajtjen e këtij procesi KQZ ka vendosur ngritjen e 30 qendrave të votimit dhe prodhimin e 19.842 fletëvotimeve.

Procesi zgjedhor raportohet të ketë nisur normalisht në Komunën Dardhas. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.

Ndërkohë, votuesit e Komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri. 

VOTIMI I QETË DHE PA PROBLEME
Ora 9:30 Votimet për kreun e Komunës Dardhas vijojnë normalisht. Gazetarja Enkelejda Skënderasi raporti se prej orës 7:00 të mëngjesit u hapën të gjitha qendrat e votimit. Rreth 2 700 votues pritet të votojnë për kreun e ri të komunës. Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI janë dy kandidatët që do të përballen me verdiktin e popullit ditën e dielë për këtë zonë.

Kreu i kreu i KZAZ 73 në Pogradec, Nexhmi Torra konfirmoi se procesi vijon i qetë dhe pa probleme ndërkohë që pjesëmarrja është e kënaqshme.

Ndërkohë, në Komunën Rrethina, korrespondentja Eljona Kodra raportin se 24 qendrat e votimit janë hapur që n orën 7:00 të mëngjesit. Fluksi që në orët e para të mëngjesit nuk ishte shumë i madh ndërkohë pritet një htim i tij në orët e pasdites. Sitauta paraqitet e qetë dhe në këtë Komunë. Ndërkohë, votuesit e ë komunës Rrethina ditën e diel do të zgjedhin kryetarin e kësaj komune mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›