E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Padi Ina Rames nxorri sekretet hetimore te Shekulli

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka bere te ditur se do te padise penalisht Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Deputeti i kesaj force politike Aldo Bumci ne nje deklarate per mediat eshte shprehur se kjo eshte ndermarre pasi sipas tij znj. Rama po shkaterron procesin e hetimit te ngjarjes se 21 janarit duke ndjerre sipas tij sekretet hetimore ne gazeten e opozites. Dalja e Bumcit ka ardhur pas botimit ne numrin e djeshem te Shekullit te nje skeme te hapjes zjarr nga i ashtuquajturi grupi i zjarrit pozicionin e vendosjes se tyre dhe nje prove te kqyrur nga vete prokurori amerikan shenjat e 9 predhave ne lartesi njeriu ne kendin e kangjellave qe rrethojne kryeministrine.

Me gjithe kerkesen e prere dhe te perseritur te paraqitur nga qeverite e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian Ina Rama duke deshmuar se e ka shnderruar prokurorine ne nje repart te Partise Socialiste botoi ne gazeten e opozites deshmi dhe dokumenta duke faktuar se vazhdon rolin qe ka marre persiper ne skenarin per permbysjen me dhune te maxhorances me legjitime te Shqiperise- u shpreh Bumci.
Ai shtoi se shoqja e bulevardit eshte ne kontakt te vazhdueshem me organizatoret e pucit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›