Ishte ne proteste hiqet nga puna tropojani
Avni Gjyriqi eshte thjesht nje nga shqiptaret qe me 21 janar vendosi ti bashkohet atyre qe donin te protestonin kunder qeverise. Protestova sepse po varferohemi cdo dite thote personi qe prej 13 vjetesh ka punuar si shofer ambulance ne spitalin e Bajram Currit e cuditerisht pas pjesemarrjes ne demonstrate u pushua nga puna.
Tashme familja e tij ka mbetur pa asnje te ardhur pasi ai eshte i vetmi person i cili siguronte para per mbajtjen e familjes. E shoqja e papune ai vete i papune duket se nuk kane asnje shprese tjeter pervecse te tregojne permes medias se cfare ndodh nese i bie ndesh pushtetit demokratik i cili sipas deklaratave te kryeministrit i jep te drejten cdo personi qe te dale dhe te protestoje lirisht ashtu sic nenkupton demokracia.
Avni pse jeni shkarkuar nga puna
Nuk e kuptova pse ndodhi nje gje e tille pasi ne gjithe periudhen time te punes nuk kam marre ndonje verejtje nga eproret per sjellje te keqe ne pune apo per moskryerje sic duhet te detyres.
Sa kohe keni qe punoni
Une kam punuar si shofer autoambulance ne spitalin e Bajram Currit prej vitit 1997. Asnje verejtje skam pasur ne pune pergjate gjithe ketyre viteve.
Cila mendoni se eshte arsyeja e nje vendimi te tille
E vetmja arsye eshte politike ajo e pjesemarrjes ne demonstraten e 21 janarit.E dine te gjithe
Pse more pjese ne kete demonstrate
Mora pjese si qytetar duke respektuar te drejten time per te protestuar. Po varferohemi cdo dite e me shume ka vetem korrupsion qe po e prekim perdite. Kemi te drejten te protestojme. Ate dite erdha bashke me qytetare te tjere. Pesova edhe dhune fizike.
ndodh tani pas pushimit tuaj nga puna
Largimi im nga puna ben qe situata ekonomike e familjes time te rendohet se tepermi sepse ishin te vetmet te ardhura qe kisha per te jetuar. Gjithashtu une vuaj edhe pasojat e lidhjeve farefisnore te familjareve te mi vetem pse kemi dale kunder kesaj lloj qeverisjeje. Po perndiqemi pavaresisht premtimeve te shtetit se i jep te drejten demokratike cdo qytetari per te protestuar. Njerezit po kane frike te hapin goje se mos i gjen me keq. Por edhe gojembyllur smund te rrime sepse po na shkon thika ne palce.