E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD, Pampuri: Rama me charter privat, një udhëtim i kushton 120 mijë euro

Partia Demokratike akuzoi sot nëpërmjet deputetes Orjola Pampuri se kryeministri Edi Rama po përdor charter privat për udhëtimet e tij jashtë shtetit, duke u sjellur si sheik.

“Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonje hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës. Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve”, tha Pampuri në konferencën për shtyp.

Një akuzë e tillë u bë edhe nga foltorja e Parlamentit nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  ORJOLA PAMPURI

Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve.

Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonje hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.

Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës.

Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve. Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i  drejtojmë këto  pyetje kryeministrit:

A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”?

Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?

Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?

Ndërsa banorët e 5 majit flenë në gërmadha nga hajduteria e qeverisë së tij, Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit, por vetëm për veten! Këto ditë të ftohta dimri, ai kujdeset vetëm për të udhëtuar si mbret, për të shijuar resorte luksoze si car dhe për të pastruar imazhin e tij  të nxirë keq!

Po citoj gazetaren që ta kuptoni çfarë bën kryeministri me paratë e shqiptarëve: “Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake”. Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›