PD: Përbaltja e heronjve të UÇK-së, akt antishqiptar

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave që, sipas saj, synojnë të përbaltin figurën e Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një deklaratë për media, PD e cilëson këtë si një akt të ulët, antishqiptar dhe në dëm të vlerave të luftës për çlirimin e Kosovës.
“Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit, Tahir Sinani, dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK, është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla”, nënvizon PD.
Partia Demokratike thekson se e konsideron luftën për çlirimin e Kosovës si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, pas atyre të Skënderbeut.
Në deklaratë, Partia Demokratike dënon si antishqiptare, çdo përpjekje, sipas saj të qeverisë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjve, të rënëve dhe luftëtarëve të saj.
/m.q/j.p/