E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA: 20 milionë fuçi naftë dolën nga Hormuzi në 24 orët e fundit

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka bërë të ditur se rreth 20 milionë fuçi naftë të papërpunuar kanë dalë nga Ngushtica e Hormuzit në 24 orët e fundit.

Wright gjatë Forumit Global të Energjisë të Reuters në Neë York tha se Washingtoni do të sigurojë rrjedhën e naftës përmes kësaj rruge kyçe edhe në mungesë të një marrëveshjeje me Iranin.

Lëvizjet e tankerëve përmes Hormuzit kanë treguar shenja rikuperimi pas marrëveshjes së përkohshme SHBA-Iran, duke lehtësuar shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit nga Gjiri Persik.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më të rëndësishme të tranzitit të naftës në botë, ku eksportet e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror të lëngshëm nga vendet e Gjirit kalojnë përmes këtij korridori të ngushtë detar.

Të dhënat e fundit detare tregojnë se trafiku i anijeve tregtare dhe atyre të lidhura me energjinë mbetet aktiv, ndërsa më shumë tankerë kanë hyrë në Gjirin Persik për të marrë ngarkesa, teksa eksportuesit po përpiqen të rikthejnë rrjedhat.

Çmimet e naftës kanë rënë këtë javë, pasi përmirësimi i trafikut në Hormuz ka ulur “premiun e rrezikut gjeopolitik” që kishte mbështetur çmimet gjatë periudhës së tensioneve.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›