E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Përpjekjet e Ramës për të bllokuar referendumin, si betejat e Don Kishotit

11-08-2012 / Gazeta 55

Vendimi i mazhorancës për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, pasi z.Rama nuk lejoi më dt. 6 gusht deputetët socialistë të votonin rrëzimin e murit të korrupsionit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, ka futur në panik të thellë kryetarin e Partisë Socialiste dhe klubin e miliarderëve në krye të kësaj partie. 

Nga dt. 6 gusht e në vazhdim kryetari i Partisë Socialiste dhe zëdhënësit e tij, të tmerruar nga zëri i qytetarëve për heqjen e imunitetit, deklarojnë çdo ditë se do të bllokojnë referendumin, apo sipas tyre, vendimi për mbajtjen e tij kërkon miratimin me 2/3 nga Kuvendi dhe ata do të bllokojnë në Parlament, pra, nuk do të japin votat, madje dhe kërcënojnë në mënyra qesharake, se po u thirrë referendumi për heqjen e imunitetit nga mazhoranca, Partia Socialiste do të thërrasë katër referendume.

Nervozizmi dhe paniku u rritën shumë pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, nga të cilat dolën në dritë pasuritë përrallore të krijuara gjatë viteve imunitare, kupolë e miliarderëeve të Partisë Socialiste.

Nga  të dhënat e ILDKP-së rezulton se vetëm njerit prej antarëve të klubit të miliarderëve dhe konkretisht Fidelit të Partisë,  i kishin dhuruar ndër të tjera, tre apartamente në qendër të Tiranes me vlerë rreth - Një milion Euro apo vetëm nga dividenti i një klubi ku është aksionarë me të tjerë.

Ylli i miliarderëve të Partisë Socialiste ka përfituar gjysëm milioni Euro.

Ne  dhamë këto dy shembujë për të faktuar se si miliardierët në krye të Partisë Socialiste maskojnë pasuritë e tyre të paligjshme, duke deklaruar - Një milion Euro si dhuratë e miqve të tyre “bujarë” që falin tre apartamente në qendër të Tiranës sikur të ishin tre kravata. 

Me fshehjen nëpërmjet imunitetit të pasurive të paligjshme, është dhe shkaku kryesor arsyeja themelore se përse z.Rama dhe kupola e miliarderëve të Partisë Socialiste, Fidelët e partisë nuk munden të votojnë kurrë për heqjen e imunitetit.

Bllokuan në Parlament heqjen e tij dhe tmerrohen nga referendumi dhe zëri i qytetarëve për rrëzimin e murit të imunitetit sepse nga heqja e imunitetit u del bishti dhuratave, pallateve, pasurive të paligjshme dhe dividentëve nga trafiqet e tyre kriminale. 

Partia Demokratike i thotë z. Rama se e drejta për thirrjen e referendumit është e drejtë kushtetuese e qytetarëve, parlamentarëve dhe qeverisë së vendit, sanksionuar në nenin 150 të Kushtetutës së vendit. 

Çdo përpjekje për bllokimin e saj është e dështuar dhe do t’iu rikujtojë qytetarëve betejat e Don Kishot-it me mullinjtë e erës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›