Vrasja për varësen, policia arreston Aldo Hoxhën
Vrasja e 38-vjeçares Fatbardha Tafaj që tronditi opinionin publik tashmë ka dhe të dyshuarin kryesor si autor të krimit të rëndë.
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Aldo Hoxha pasi akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes 4 ditë më parë pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Provat ndaj 20-vjeçarit nga Cekreza kanë bindur oficerët e Policisë Gjyqësore dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, që t`i kërkojnë Prokurorisë masën e arrestit ndaj këtij personi, nën akuzën e vrasjes së Fatbardha Tafës.
Hoxha ishte marrë më parë në pyetje nga forcat e rendit por nuk kishte pranuar të përgjigjej.
Atij i ishte gjetur edhe një kapele me njolla gjaku, të cilët forcat e rendit e çuan për ekspertizë. Nga kjo e fundit rezultoi se gjaku ishte pikërisht ai i viktimës 38-vjeçare.
Fatbardha Tafa u vra pasditen e 7 gushtit teksa po shëtiste në këmbë me të motrën dhe fëmijët e saj në zonën periferike të kryeqytetit në sy të fëmijëve të saj, ndërsa motra e saj, Lumturie Gjana, mbeti e plagosur.