E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Pleh-opozitarizmi, forma mafioze e politikes

Hedhja e qeseve me plehra perpara nje institucioni, eshte akti i fundit i psikopatise dhe paranojes se kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Ky eshte qendrimi qe mbajti dje zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli pergjate nje deklarate per mediat.

"Partia Demokratike mendon se akti i qeseve te zeza me plehra, te njeriut shpirtkazme, eshte akti i fundit i psikopatise dhe paranojes se nje njeriu, qe per interesat e veta personale dhe te mafies qe perfaqeson, nuk nguron te ndermarre cdo akt, perfshi edhe qeset e zeza me plehra, ndaj qytetareve te Tiranes", deklaroi Mehilli perpara mediave. Sipas saj, PD duke shprehur vleresimin e vet te palekundur per opoziten deklaron se "pleh - opozitarizmi eshte forma mafioze e te berit opozite dhe s'ka asnje lidhje me opoziten e vertete". Keto nuk jane sulmet e para qe demokratet kane hedhur ne drejtim te kreut te Partise Socialiste, duke pasur parasysh dhe ngjarjet me te fundit ne terren, teksa jane bllokuar qeska me plehra, te destinuara per t'u perdorur ne protesten e diteve me pare nga ana e bashkiakeve socialiste te te gjithe vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›