E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ftoj opoziten ne Kuvend

Ndersa tonet e paleve dhe akuzat mes mazhorances dhe opozites, kane ardhur duke u rritur, kryeministri Berisha i riberi thirrje opozites per t'u rikthyer ne Kuvend, ne menyre qe mazhoranca dhe opozita te bashkepunojne per reformat. Kjo oferte u be nga kreu i ekzekutivit, ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, teksa theksoi se jane ligjet dhe reformat qe kerkojne opoziten dhe jo thaset e plehut. "Jam sot ketu per te ftuar opoziten, te marre rolin e saj. Oferta e bere prej nesh eshte jashtezakonisht serioze, e ndershme, dinjitoze. Jane ligjet, reformat ne Parlament dhe jo thaset e plehut per qytetaret shqiptare, ato qe perfaqesojne, grishin dhe ftojne opoziten shqiptare", theksoi kreu i qeverise ne fjalen e mbajtur perpara deputeteve demokrate. Sipas Berishes, thaset e plehut perfaqesojne vetem mafian dhe jo opoziten e nje vendi. Por kryeministri deklaroi se ne keto momente eshte shume e rendesishme, qe opozita te marre funksionet e veta dhe te luaje rolin, per te cilin e kane zgjedhur qytetaret shqiptare. Por kryeministri Berisha, gjeti rastin dje te ftonte per diskutime dhe kreret socialiste te pushtetit vendor, te cilet pak dite me pare protestuan perpara Kryeministrise, per te ardhurat e tyre. Kreu i qeverise nenvizoi faktin se perfaqesuesit e pushtetit vendor, pavaresisht se moren pjese ne proteste, nuk kishin asnje te perbashket me protesten e plehut dhe se ajo u organizua nga nje njeri i vetem, duke nenkuptuar ketu kreun e PS-se, Edi Rama. Nisur nga ky kendveshtrim, Berisha theksoi se ai i ka kerkuar ministrit te Financave, Ritvan Bode dhe atij te Brendshem, Lulezim Basha, qe te organizojne nje tryeze te perbashket me drejtuesit e pushtetit vendor, ne menyre qe te gjejne nje zgjidhje per sa i perket pakenaqesive te tyre."Ministrat e mesiperm, le te ulen me keta perfaqesues dhe t'u japin atyre garanci te plote se cdo zvogelim, cdo qindarke e munguar per shkak te politikes sone te taksave te uleta, do t'u kompensohet nga buxheti i shtetit, madje edhe me shume", njoftoi Berisha. Sipas tij, kjo tryeze dhe te tjera, do te mbaheshin ne emer te se mires se qytetareve dhe te drejtes qe ata kishin, per te pasur kujdesin e pushtetit qendror dhe atij vendor. Po dje Berisha gjeti rastin te theksonte se qeveria qe ai drejtonte, ishte e vendosur per te vazhduar me cdo kusht reformat.

Kryeministri: Vizat dhe integrimi, pikat kyce te qeverise

Qeveria do te mobilizoje te gjitha burimet njerezore, per te ecur me shpejtesi drejt plotesimit te pyetesorit te Bashkimit Evropian per Shqiperine. Ne mbledhjen e djeshme te grupit te PD-se, Berisha theksoi se integrimi dhe liberalizimi i vizave jane pikat kyce te qeverise qe ai drejton. "Ne do te angazhojme, do te mobilizojme te gjitha burimet njerezore, financiare, si qeveri, si Parlament, te gjitha agjencite, ne menyre qe te jemi ne lartesite e ketij procesi", deklaroi kryeministri. Ne kete kuader ai pershendeti tryezen e nivelit te larte te mbajtur dy dite me pare ne Durres, ku perfaqesuesit e qeverise kroate shprehen mbeshtetjen, per palen shqiptare ne kete proces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›