Hamdi Salihi shenon dy gola ne fitoren e Rapidit te Vjenes Duro pershendet rrjeten me penallti

Hamdi Salihi pas golave me kombetaren rigjen vetveten edhe ne Austri. Ne ndeshjen e se shtunes ndaj Kapfenbergut luajtur ne kryeqytetin e ketij vendi shkodrani kuqezi ka realizuar dy gola duke shtruar keshtu rrugen e fitores se te tijve me rezultatin 3-2. Ne fakt te paret qe kane kaluar ne epersi kane qene miqte ne minuten e 10-te me ane te M. Felfernig por ka barazuar futbollisti shqiptar i Rapidit Salihi ne minuten e 19-te. Me kete rezultat te barabarte 1-1 jane mbyllur 45 minutat e para te lojes per te nisur e dyta me gol tjeter te miqve me ane te D. Sencar ne minuten e 48-te. Eumlshte serish sulmuesi yne kuqezi Hamdi Salihi ai qe rikthen baraspeshen ne kete sfide me golin e vet te dyte ne minuten e 61-te. Fatin e kesaj ndeshjeje e ka vendosur ne minutat e fundit Hesselink me golin e trete per Rapidin e Vjenes qe ka marre 3 pike. Salihi e ka nisur si titullar kete ndeshje dhe ka qendruar ne fushen e blerte deri ne vershellimen e fundit te gjyqtarit. Pra ka zhvilluar nje ndeshje te plote ashtu sikurse ka qene edhe performanca e tij me dy gola te realizuar cka kane gatuar fitoren e skuadres se tij ne javen e 9-te te Bundesliges austriake. Pas kesaj jave Rapidi i Vjenes e shikon veten ne vendin e 6-te me 12 pike. Nderkohe Salihi ngjitet ne krye te listes se golashenuesve te kampionatit austriak me 3 gola pas 9 javesh. Golin e pare per kete sezon me Rapidin e Vjenes sulmuesi i kombetares shqiptare e ka shenuar ne javen e 5-te ndaj Mattersburgut ne minuten e 91-te ndersa dy golat e tjere jane regjistruar ne javen e 9-te ndaj Kapfenbergut. Ne keto 9 jave kampionat Salihi ka regjistruar 473 minuta loje i aktivizuar ne 8 ndeshje ka dhene 3 asiste per shoket e skuadres nderkohe qe ka marre vetem nje karton te verdhe. Nga ana tjeter ne kuoten e 4 golave ne dy ndeshje radhazi me Lask Linz ngjitet Klodian Duro i cili ka kthyer ne gol nje penallti ne ndeshjen e se shtunes se djeshme ndaj Mattersburgut ne fushen e ketij te fundit pikerisht kur kronometri i lojes shenonte minuten e 17-te. Sinjale ogurmira keto edhe per kombetaren kuqezi qe e pret ndeshja e trete eliminatore ne grupin D ndaj Bosnjes ne Tirane.