E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Qeveria do t’i dëmshpërblejë tërësisht qytetarët e përmbytur Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli

“Partia Demokratike i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizës apo Krytetar 2K se alternativa juaj e shpifjes mashtrimit dhe trillimit mori përgjigjën e merituar më 28 qershor”. Ky është reagimi i ardhur nga selia blu, pas deklaratave të kryesocialistit nga qyteti i Korçës, ku tha se Qeveria nuk do të dëmshpërbleje të përmbyturit në Shkodër dhe në Sheqeras, se ajo nuk ka lekë për të paguar rrogat dhe pensionet dhe jo më të paguaj dëmet e përmbytjes. Zëdhënësja e partisë më të madhe në mazhorancë, Erla Mëhilli, garantoi “qytetarët e përmbytur se Qeveria do t’i dëmshpërblejë ata tërësisht për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja si dhe do të ndërtojë infrastrukturën e zonave të tyre në përputhje me premtimet e bëra”. “Por Z.Rama foli sot sërish për krizë, një krizë të cilën e ka veçse në mendjen e tij, një krizë që i vjen edhe ditën me diell ndërkohë që qytetarët e Tiranës, Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë po festojnë me gëzim dhe optimizëm ditën e verës dhe nuk po dëgjojnë vajet e kutive dhe të krizës së Kryetarit 2K”, reagoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›