E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koblenz triumfon pas thirrjes se Kapllanit

Thirrja qe Edmond Kapllani u kishte bere shokeve te skuadres se rrezikonin te binin nga kategoria e dyte gjermane nese nuk fitonin ndeshjen e radhes ne transferte me rivalet e Ahlen, ka vlejtur jo pak. Tus Koblenz arriti nje fitore bindese 2-0 ne transferten me Rot Ahlen, ne ndeshjen e vlefshme per javen e 26-te Bundesliges 2, duke marre tri pike te cmuara ne luften per mbijetese ne kete kompeticion, tashme ne vend te parafundit. Vetem sulmuesi Edmond Kapllani eshte aktivizuar ne kete takim, teksa u ndeshkua me karton te verdhe, nderkohe qe Ervin Skela dhe Shqipran Skeraj qendruan gjate kohes ne stol. Besart Berisha vazhdoi ritualin e tij te aktivizimeve me pikatore ne humbjen 2-1 te Arminia Bielefeld ne transferte me Alemania Aachen. Sulmuesi kosovar hyri ne loje ne minuten e 83-te (zevendesoi Katongo), kur rezultati ishte vendosur qysh ne pjesen e pare.
Hannover 96 i Altin Lales do te luaje nje ndeshje shume te rendesishme kunder Eintracht Frankfurt, ku objektivi i vetem jane tri piket, ashtu sic u permbush edhe misioni "anti-Freiburg". Kapiteni i Shqiperise u demtua lehte diten e merkure, nderkohe qe nje dite me pas, te enjten, kreu vetem vrapime te lehta. Gjithsesi, trajneri i tij, Mirko Slomka, thote se, "eshte bere me mire, shpresojme qe Altini te jete gati per ekipin". Kurse nje tjeter lojtar shqiptar nuk po justifikon formen e tij me Rapidin e Vjenes. Behet fjale per sulmuesin Hamdi Salihi. Te shtunen ne kryeqytetin austriak, Vjene, do te luhet derbi i 292-te midis Rapidit te Vjenes dhe Austrise se Vjenes. Me nje fitore, Rapidi i Hamdi Salihit do te distancohej me tri pike ndaj rivaleve te perjetshem. Gjithsesi, sulmuesi shkodran duket se nuk do ta nise kete ndeshje nga minuta e pare. Ne sulm do te jete Nikica Jelavic, nderkohe qe si partner i dyte i tij jane tre te tjere ne gare Hamdi Salihi, Rene Gartler dhe Mario Konrad. "Asnje nga te tre nuk po tregon ate qe une pres prej tyre", tha trajneri Peter Pacult.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›