PD Qytetaret shqiptare nuk kane me nevoje per beteja politike
“Edhe sot, u njohëm me akuzat e radhës, false e kryekëput të pabazuara të z.Rama.
Në një përpjekje të dëshpëruar dhe të papranueshme, Rama bëri presionin më të egër ndaj institucioneve të pavarura të vendit, për të grabitur fitoren e kundërshtarit dhe për të fiksuar rezultatin e zgjedhjeve vetëm në favorin e tij”.
Kështu u shpreh sot përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një konference për shtyp.
Sipas saj, Partia Demokratike vazhdon të presë me qetësi e maturi përfundimin e procesit, duke u distancuar nga taktikat shantazhuese dhe britmat e z. Rama.
“Retorika e dalë jashtë kontrollit, akrobacia dhe manipulimi me faktet mund të janë standartet konstante me të cilat sillet z.Rama. por ne jemi të bindur se kjo nuk funksionon më.
Qytetarët shqiptarë nuk kanë më nevojë për beteja politike.
Shqiptarët po shohin se dëshpërimi i z.Rama po rritet çdo ditë për shkak se kryeqytetasit u shprehën me zërin e tyre.
Ndoshta, z.Rama do të pëlqente një rezultat të fiksuar paraprakisht në favor të tij, por është e qartë se në një demokraci, janë qytetarët ata që zgjedhin fituesin dhe jo politikanët”, tha ajo.
Duke përfunduar se askush nuk u beson trillimeve të tij bajate, të gjithë qytetarët e panë me sytë e tyre se këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe transparente. Miliona shqiptarë ishin pjesë e këtyre zgjedhjeve.
“Qytetarët e dinë se veprimet e z.Rama janë një përpjekje për të larguar vëmendjen nga pyetjet të cilave ai nuk iu përgjigj kurrë.
Kur ka filluar të besojë z.Rama se ai duhet t’ë vendosë rezultatin e zgjedhjeve, dhe jo qytetarët?
Përse z.Rama sulmon KQZ-në, kur ky institucion u urdhërua nga Kolegji Zgjedhor të numëronte votat, pas kërkesës që vetë z.Rama bëri në gjykatë?
Përse z.Rama i bën presion Kolegjit Zgjedhor, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga partitë politike të heqin dorë nga shantazhi ndaj institucioneve të pavarura dhe të pranojnë vendimet e tyre, veçanërisht të Kolegjit Zgjedhor?
Përse z.Rama nuk pranon rezultatin e zërit të qytetarëve, themelin e vertetë të Demokracisë?”, përfundoi Tabaku.