E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Rifillimi i dialogut politik mjaft i rendesishem per integrimin e Shqiperise

“Rifillimi i dialogut politik është mjaft i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë”, kështu deklaroi Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, në përfundim të një takimi me brezin e parë të studentëve të doktoraturës së Institutit të Studimeve Evropiane duke përsëritur në këtë mënyrë apelin e Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Pas ofertës së bërë nga Kryeministri Berisha për opozitën për të qenë prezente në Parlament për të kaluar ligje që janë shumë të rëndësishme për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE, si një përpjekje për dialog ndërmjet politikës shqiptare dhe pas qëndrimit të opozitës, Sequi theksoi se "mund t’u them dhe të përsëris atë që kanë thënë Ministrat e Jashtëm të BE-së fundjavën e kaluar, që rifillimi i dialogut është mjaft i rëndësishëm. Ose mund ta përsëris me fjalët e mia, që procesi i integrimit pa dialog politik është si një biçikletë pa rrota".

Në përgjigje të pyetjes nëse ky është një sinjal për dialog mes opozitës dhe maxhorancës, Ambasadori Sequi tha se kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen vetëm përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës.

Gjatë takimit të mbajtur në ambientet e Fakultetit të Histori Filologjisë, Ambasadori Sequi ndau me studentët problematikat që ata hasin mbi studimet për Evropën.

"Jeni gjenerata e parë e studentëve që kryejnë studime evropiane, por jeni kryesorja", iu drejtua Sequi studentëve.

Ambasadori Sequi e mbështeti këtë nismë, por më parë theksoi se duhet studiuar mënyra më e mirë sesi mund të implementohet kjo ide.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›