E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, autori i një tragjedie të madhe familjare

Zëdhënësja e Partisë Socialiste ka dalë sërish sot para shtypit për të vijuar me akuzat me karakter personal ndaj kreu të opizitës, Edi Rama.
"Sot shtypi i ditës boton dosjen e plotë të qëndrimit dhe krimit të shëmtuar familjar të Edvin Ramës.
Një dosje e një tragjedie të madhe njerëzore dhe familjare që zgjati 9 vjet resht dhe që ka për autor kryesor Kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edvin Ramën.
Dhe po jua rikujtojmë edhe një herë që këtë dosje ja ka botuar për herë të parë në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor sot Ymer Baze" tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.
"Jam sot këtu për tu bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të mendojnë për një moment se cfarë është familja për këtë njëri?
Çfarë është familja për Edvin Ramën?
Që pasi ka rrahur e torturuar në mënyrë ç'njerëzore bashkëshorten e vetë, sulmon 3 herë në ditë familjen e të tjerëve pa asnjë fakt e dokument?
Cfarë është familja për Edvin Ramën?
Që pasi i ka mohuar për 9 vjet me radhë atësinë djalit të tij e madje duke akuzuar edhe babain e vet si baba të djalit, sulmon me cakejt e tij fëmijët e familjeve të tjera?" tha më tej Mëhilli.
Sipas saj Rama i ka mohuar për 9 vjet resht kafshatën e gojës fëmijës së tij, bashkë me bashkëshorten ka dalë nudo në plazhe publike, duke u imponuar zonjave të nderuara por mjerane të Partisë Socialiste ti dalin zot akteve të tij të shëmtuara publike.

"Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes njerëzore të çdo qytetari shqiptar të mendojnë dhe tu japin përgjigje këtyre pyetjeve, në interesin më të mirë të fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre" përfundoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›