E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë/ Grinden për lojën, qëllohet me thikë 24-vjeçari

Një sherr banal për lojën e kompjuterit, për pak i ka marrë jetën një 24-vjeçari korçar. Autori është prangosur pak minuta më pas, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Korçës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga pikat e lojërave të fatit, që ndodhen në afërsi të tregut valutor të qytetit juglindor. Sipas informacioneve tre të rinj nga qyteti i Korçës janë grindur mes tyre për një lojë në kompjuter, më pas sherri i nisur me fjalë, ka degjeneruar në përplasje fizike, derisa një 20-vjeçar Bledar Koçanji ka qëlluar dy herë me thikë Novertin Terpollarin, 24 vjeç. Ndërkaq, autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga ana e policisë në kushtet e flagrancës dhe është bërë ndalimi i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›