E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama do të japë llogari për taksat e grabitura

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se ka shpërdoruar taksat e qytetarëve për të paguar pjesëmarrësit në mitingje.
Zëdhënësja, Erla Mëhilli, theksoi se Rama duhet të japë llogari për qindarkat e grabitura.

"Këto ditë Edvin Kristaq Kriza dhe pinjollët e bllokut u kapën me presh në duar pasi kanë vjedhur dhe shpërdoruar taksat e qytetarëve të Tiranës për të paguar mitingashë, për të paguar ujin dhe ushqimet e kampingut 19 ditor para kryeministrisë apo shpifjet dhe deklaratat raciste kundër shqiptarëve ndërkohë që nga ana tjetër keqpërdorin mediat e lira të vendit me dokumente të falsifikuara në të cilat, njeriu që jeton dhe është i mbrojtur vetëm me kultin e armikut, nxori dhe ish-kryetarin e Partisë Socialiste si sekretar të Partisë Demokratike", u shpreh ajo.

Sipas saj, "Edvin 2K apo shoku Kryetar Kutia i rrethuar nga një grup lakejsh që bërtasin çdo ditë fluturon- fluturon kryetari, nxjerr para shqiptarëve çdo ditë fytyrën e tij prej një mashtruesi ordiner e të paskrupullt duke fabrikuar shpifje e trillime të cilat mund të prodhoheshin nga mendjet haluçinante në spitalet psikiatrike".

Më tej, zëdhënësja e selisë blu, u shpreh se PD-ja i "deklaron Edvin Kristaq Kutisë se do të japësh llogari për çdo qindarkë që u ke grabitur qytetarëve të Tiranës dhe se të gjitha mekanizmat ligjore do të përdoren për të të dhënë përgjigjen që ti meriton si shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›