Idrizi takon Thaçin, diskutohet për zonë ekonomike mbarëshqiptare

Tiranë, 16 qershor, NOA Drejtues të Partisë Drejtësi dhe Unitet, kanë zhvilluar sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në delegacionin e PDU i kanë qenë të pranishëm , kryetari i PDU-së Idrizi, i shoqëruar nga deputeti Dashamir Tahiri, sekretari i Përgjithshëm, Amos Dojaka dhe kryetari i PDU-së për Tiranën, Abas Hado.
Gjatë takimit, Idrizi i parashtroi kryeministrit të Kosovës pikat programatike të Partisë Drejtësi dhe Unitet, dhe qëllimet e kësaj force politike. Partia Drejtësi dhe Unitet është një parti me karakter kombëtar, që tenton të sjellë në kohën e sotshme frymën kombëtare.
Ne konstatojmë se në këtë dekadë, shqiptarët gjenden përballë sfidave të reja; Kosova tashmë është e pavarur, shqiptarët e Maqedonisë kanë statusin e popullsisë shtetformuese, ndërkohë që çështja çame ka mbetur ende në stanjacion tha z. Idrizi.
Kryetari i PDU-së vlerësoi ecurinë dhe arritjet e qeverisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit dhe i parashtroi Thaçi pikat programatike, në lidhje me emigrantët, problemet ekonomike dhe kulturore të tyre, ku vlerësoi ligjin e ri të Kuvendit të Kosovës për diasporën, trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, nevojën e integrimit të plotë në strukturat evropiane, duke ruajtur karakteristikat e kombit shqiptar, etj.
Theks të veçantë gjatë fjalës së tij, Idrizi vendosi mbi nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët ekonomik mbarëshqiptarë, të asaj që PDU e quan në programin e vetë Komonuellthin ekonomik shqiptar, pra një zonë unike ekonomike mbarëshqiptare.
Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri një analizë të gjatë të situatës politike dhe ekonomike në Kosovë, dy vjet pas pavarësisë së vendit. Ai sqaroi pozicionin e qeverisë së Kosovës në prag të dhënies së opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërkohë që vlerësoi zhvillimin ekonomik që po ecën Kosova, si edhe projektet e përbashkëta me Shqipërinë, në veçanti Rrugën Durrës-Prishtinë.
Thaçi vlerësoi si të një rëndësie të veçantë liberalizimin e vizave pçr Shqipërinë dhe për Kosovën.
Idrizi dhe Thaçi ndan të njëjtin mendim për institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Drejtësi dhe Unitet dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Drejtuesit e PDU do të takohen dhe me drejtues të tjerë të shteti të Kosovës dhe me drejtues të partive politike.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")