PD: Rama ende fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e papaguara
TIRANË- Partia Demokratike vijoi edhe sot akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama për thyerje të ligjit, për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave, por edhe për mospagim të taksave.
Në deklaratën për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, u shpreh se kanë kaluar 10 ditë dhe Edi Rama ende fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e tij të papaguara.
“Raportet e lajmeve konfirmuan përsëri para dy ditësh se Edi Rama ka refuzuar të paguajë taksat për miliona lekë të ardhura nga libri i tij Kurban”, bëri të ditur Vorpsi.
Sipas saj, "këto janë të vetmet të ardhura për të cilat ne jemi në dijeni. Por Rama ende nuk i përgjigjet as pyetjeve më të thjeshta për taksat e tij ose të japë ndonjë provë nëse i ka paguar ato".
(m.a/BalkanWeb)