Përfshihet nga flakët një makinë në autostradën Tiranë-Durrës
TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Domje në Tiranë, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për përfshirjen nga flakët të mjetit tip ‘Renault Clio’ me ngjyrë të bardhë të ketë qenë një defekt teknik.
Fatmirësisht nga djegia e makinës nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që është dëmtuar vetëm pjesa motorike e makinës.
(e.m/BalkanWeb)