PD: Rama humbës në 4 gara, përgjigjja e qytetarëve

Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj, pas deklaratave të selisë rozë, thekson se kryesocialisti humbi katër gara në Tiranë dhe se ky ndëshkim, është përgjigjja e qytetarëve.
Ajo nënvizoi faktin se është lideri socialist i cili që nga fillimi i procesit zgjedhor i ka bërë presion KQZ dhe më pas Kolegjit Zgjedhor dhe këto sulme, kanë vijuar më tej dhe ndaj familjarëve të kryeministrit Berisha.
Mustafaraj duke theksuar faktin se tashmë qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre, PD është e angazhuar të mbrojë pavarësinë e institucioneve ligjore.