E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD: Rama po shkatërron marrëdhëniet me SHBA

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, deklarata e kryeministrit Edi Rama se çdo kandidat mban përgjegjësi individuale, është e turpshme dhe e dëmshme. Sipas tij, kjo deklaratë dëmton marrëdhëniet me SHBA dhe BE. 

“Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar. Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill”, shkruan Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›