PD llogarit përfitimet e taksës e sheshtë të pagave me atë të PS-së

“Shqipëria fiton” është motoja e programit të PD-së, ku si pikë të parë fokusin e ka te ekonomia. PD dhe LSI kanë premtuar taksën e sheshtë prej 9 % mbi pagën dhe kjo sipas tyre parashikon që të sjellë më tepër të ardhura te shqiptarët.
Kjo taksë e lançuar prej kohësh nga ana e opozitës shihet nga socialistët si një favorizim të asaj shtresë që e cilësojnë si oligarkë. Demokratët nuk janë ndalur me kaq po kanë shpërndarë edhe krahasimet e taksimit të pagës së shqiptarëve, me atë çfarë propozon opozita dhe ato që PS-ja po aplikon aktualisht, duke përcaktuar se nën 30 mijë nuk do të ketë taksim. Më poshtë krahasimi i nivelit të pagave të publikuara nga PD.